BOTA NË FOKUS | Çfarë po përgatisin SHBA, Kina dhe Rusia?
Gjatë ditëve të fundit, një fotografi ka bërë xhiron e botës: tre burra rreth një tryeze të rrumbullakët në Shenzhen të Kinës. Presidenti amerikan Donald Trump, presidenti kinez Xi Jinping dhe presidenti rus Vladimir Putin, për herë të parë së bashku në një takim trepalësh.
Tre vende që mbajnë bashkë pjesën më të madhe të arsenalit bërthamor të botës, tre anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit, tre fuqi që, secila në mënyrën e vet, peshojnë mbi shumë vende të tjera.
Takimi nuk kaloi pa etiketë. Disa media dhe komentatorë e quajtën menjëherë “Jalta 2”, duke iu referuar konferencës së vitit 1945, kur Roosevelti, Çërçilli dhe Stalini vendosën për fatin e një bote të tërë. Të tjerë e kundërshtuan me forcë këtë krahasim.
Dhe ndërkohë, një pjesë e madhe e botës e ndoqi gjithë këtë nga larg, pa fjalë në tryezë, p.sh Evropa. Pyetja më e thejshtë është: kush vendos për kë, dhe kush e paguan çmimin e atyre vendimeve? Avdi Bakiju /SHENJA/

