Nesër disa pjesë të Shkupit do të mbeten pa rrymë
Disa zona të Shkupit nesër, më 25 nëntor, do të përballen me ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të punimeve të planifikuara në rrjetin elektrik.
Sipas njoftimit, në komunën e Ilindenit, pa rrymë do të mbeten banorët e rrugës nr. 1 në lagjen Jaka, në Marino, nga ora 08:00 deri në 12:00.
Në komunën e Gjorçe Petrovit, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:00 deri në 12:00 dhe do të përfshijë një pjesë të rrugës „Vanço Mickov“.
Ndërkaq, në komunën Qendër, pa energji elektrike do të mbeten banorët e rrugës „Radnjanska“, në numrin 6, nga ora 09:30 deri në 11:00.
Ndërprerjet bëhen për shkak të punimeve dhe ndërhyrjeve në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.

