SHBA-ja dhe Arabia Saudite diskutojnë sulmet e Huthive dhe çështjet rajonale
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, gjatë një bisede telefonike me ministrin saudit të Punëve të Jashtme, princin Faisal bin Farhan, ka diskutuar sigurinë rajonale, sulmet e Huthive ndaj Arabisë Saudite dhe konfliktet e vazhdueshme në Sudan dhe Liban, transmeton Anadolu.
Departamenti i Shtetit i SHBA-së njoftoi se Rubio dënoi “sulmet terroriste të Huthive, të mbështetur nga Irani, ndaj infrastrukturës civile dhe energjetike të Arabisë Saudite”.
Të dy zyrtarët theksuan gjithashtu rëndësinë e ruajtjes së lirisë së lundrimit nëpër Ngushticën e Hormuzit dhe Ngushticën Bab el-Mandeb, të cilat kanë rëndësi strategjike.
Sipas departamentit amerikan, ata diskutuan përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Sudan, ku Rubio theksoi nevojën për një armëpushim humanitar, një marrëveshje të qëndrueshme paqeje dhe një tranzicion drejt një qeverisjeje të udhëhequr nga civilët.
Bisedimet gjithashtu trajtuan çarmatimin e Hezbollahut në Liban në kuadër të Kornizës Trepalëshe, si dhe angazhimin e përbashkët të Washingtonit dhe Riadit për sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

