Dëshmitarja: Zjarri në diskotekën “Pulse” nisi te dera e pasme, ndërsa njerëzit u drejtuan drejt hyrjes kryesore
Zjarri në diskotekën “Pulse” në Koçan nisi pranë derës së pasme. Kjo shkaktoi panik te njerëzit, të cilët u drejtuan drejt hyrjes kryesore, ku u krijua një rrëmujë. Kështu deklaroi një punonjëse që kishte qenë në turn si bariste natën e tragjedisë, më 16 mars.
Dëshmitarja Anastasia Sokolova, e propozuar nga mbrojtja e të akuzuarit Dejan Jovanov, i njohur si Deko, dëshmoi sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup.
Ajo tha se në diskotekë kishte parë vetëm disa fikëse zjarri, të vendosura te sporteli i biletave.
Sokolova tregoi se kishte punuar me kohë të pjesshme në diskotekën “Pulse” gjatë fundjavave, nga viti 2022 deri në vitin 2025. Natën e 16 marsit, ajo ishte duke punuar në bar dhe paguhej me mëditje.
Sipas saj, Dejani ishte personi përgjegjës për punën në diskotekë dhe ai u caktonte detyrat punonjësve.

