(VIDEO) Janeva për mungesën e rritjes së pagave për mësimdhënësit: Do të gjejmë mënyra tjera për t’i motivuar ata

(VIDEO) Janeva për mungesën e rritjes së pagave për mësimdhënësit: Do të gjejmë mënyra tjera për t’i motivuar ata

Do të bisedojmë me të gjithë partnerët socialë dhe sigurisht do të kërkojmë mënyra për t’i motivuar mësimdhënësit në të gjitha mënyrat e mundshme. Kështu tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, e cila pas vizitës në Shtip iu përgjigj pyetjes se Sindikata e Arsimit dhe Shkencës që  thanë se sipas Ligjit, mësimdhënësve u takon rritje e pagave prej 12 për qind, duke lënë hapësirë ​​për dialog deri më 15 shtator.

VESNA JANEVSKA, MINISTRE E ARSIMIT DHE SHKENCËS

“Me gjithë forcën time shpjegoj pse është e nevojshme, luftoj në mënyrë konvulsive dhe do të luftoj, por mundësitë reale janë reale. Nëse gjejmë një zgjidhje që nuk varet vetëm nga ministri i Arsimit dhe dëshirat tona, nëse hapet një mundësi, gjithçka do të merret në konsideratë. Por në këtë moment nuk e shoh atë mundësi”

Ministrja theksoi se mësuesit nuk janë të dëshpëruar vetëm për shkak të mjeteve me të cilat mbulohet puna e tyre, por, siç thotë ajo, ka shumë elementë të tjerë që i shqetësojnë dhe i bëjnë të pakënaqur, ndër të cilët janë respekti nga prindërit, nxënësit, shoqëria e të tjera.

Përndryshe, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, sot në Shtip ka zhvilluar takim me kryetari e komunës së Shtipit dhe me rektorin e Universitetit “Goce Dellcev”, Dejan Mirakovski. Në takim u diskutua për nxitjen e arsimit të dyfishtë në shkollat e mesme dhe profesionale, por edhe me për futjen e këtij lloj edukimi për studentët në universitetet e vendit.

Merxhane Iseni /SHENJA/

MARKETING