(VIDEO) Standarti jetësor sa vjen e përkeqësohet – Qytetarët thonë se mezi ia dalin, nuk ka para, por ka shpenzime
“Sipas Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë së Veriut, një familjeje katëranëtarëshe i nevojiten 70.358 denarë në muaj për të përballur shpenzimet e tyre. por, a mjaftojnë të ardhurat mujore për të mbuluar nevojat bazë? për këtë pyetëm qytetarët dhe morëm mendimet e tyre”.
70.358 denarë në muaj. Kjo është shuma që, sipas Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, i nevojitet një familjeje katër anëtarëshe për të përballuar shpenzimet mujore të jetesës. Por, në një kohë kur çmimet e produkteve bazë, faturat dhe shpenzimet e përditshme rëndojnë gjithnjë e më shumë buxhetin familjar, shtrohet pyetja se sa përputhet kjo shumë me realitetin ekonomik të qytetarëve. Përgjigjet e qytetarëve pasqyrojnë sfidat me të cilat përballen familjet në përpjekje për të përballuar koston e jetesës.
QYETARË
“Për një familje katër anëtarëshe 70.300 denarë që mendoni nuk janë edhe pak, por nuk janë edhe shumë. Kur ta shikosh 70.300 katër anëtarëshe një familje nuk e mbërijnë nuk mjafton rryma, uji, tatimet, hajet kanë hyp shumë përshembull qumështi, vezët kanë hyp, specat, patlixhanat asgjë nuk kursejmë me këtë rrogë nuk mundem të kursejë asgjë”.
QYTETAR
“Nuk janë të mjaftueshëm jo, por cfar të bëjmë, ajo është. Unë kam pension nje e treta e kësaj që më treguat më është penzioni 25.400 denarë më së shumti në ushqime, në rrymë në ata punë, vetur s’kemi, prej katër veturave nuk kam asnjë ku të shkojë ku të vozis”.
Qytetarët vazhduan të thonë të njejtën përgjigje, që nuk mjaftojnë dhe nuk mund të kursejnë.
QYTETARË
“Jo nuk mjafton hiq kjo shumë pak është/nuk na mjafton shumë pak penzioni është shumë pak/kejt senet janë shtrejtë nuk mundemi të kursejmë asgjë prej pagës që e marrim nuk mundemi të kursejmë asgjë”.
Për shumë familje, mbulimi i shpenzimeve mujore mbetet sfidë, ndërsa deri në fund të muajit, çdo denar ka rëndësi.
Zebushe Ramadani /SHENJA/

