(VIDEO) Era dhe breshëri shkaktuan dëmë të mëdha në disa pjesë të vendit

(VIDEO) Era dhe breshëri shkaktuan dëmë të mëdha në disa pjesë të vendit

Breshëri dhe shirat e rrëmbyeshëm që ranë të martën pasditekanë shkaktuar dëme materiale në disa pjesë të vendit. Qendra e Menaxhimit të  Krizave njoftoi se janë evidentuar disa raste të përmbytjeve dhe dëmtimeve nga shirat e rrëmbyeshëm dhe era  në ndërtesa, banesa, toka bujqësore, rrugë dhe makina, si dhe raportime nga persona në automjete të dëmtuara për shkak të rrëshqitjes së dheut.

Në QMK Rajonale të Shkupit janë raportuar pemë të thyera në oborrin e kompleksit “Kapan An” në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, dëmtime të kulmit të një shtëpie dhe një veturë e dëmtuar nga stuhia në fshatin Bllacë.

Ndërkaq në Shtip, QMK njofton se është intervenuar për heqjen e një peme të rënë në rrugën “Engelsova”.

Nga QMK Rajonale Kumanovë, raportohet që në komunën e Kumanovës ka pasur dëmtim të rrugës në fshatin Sushevë, rruga është e pakalueshme ku për këtë është njoftuar menjëher komuna e Kumanovës për zgjidhje të mëtutjeshme të problemit.

Në komunën e Likovës, QMK-ja njofton se në fshatrat Likovë, Hotël, Orizare dhe Sllupçan pas rreshjeve të breshërit janë raportuar dëme te disa  makina të dëmtuara por edhe të mbjellura bujqësore.

Në Ohër, QMK njofto se kanë pasur raportime se në afërsi të lokalitetit “Kula” në territorin e Ndërrmarjes Publike “Jasen” dy automjete të udhëtarëve kanë ngecur në rrugë për shkak të rrëshqitjes së dheut, ku pas kësaj ndihmë të menjëhershme kanë bërë edhe punonjësit e kësaj ndërrmarje.

Nga Qendra për Menaxhimin e Krizave kanë paralajmëruar se sipas metereologëve, pritet të rritet niveli i lumenjëve. Konkretisht, për shkak të reshjeve intensive në Kosovë, është rritur niveli i lumit Lepenc kurse gjatë natëns pritet të ketë rritje edhe në rrjedhën e lumit në Maqedoninë e Veriut. /SHENJA/

 

MARKETING