Ali Ahmeti: Prekazi, vendi ku u bë betimi se liria fitohet me gjak!
Kryetari i Bashkimit Demikratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot ka qëndruar për homazhe në Prekaz, ku ka theksuar rëndësinë historike të kësaj ngjarjeje për lirinë dhe shtetin e Kosovës.
Në deklaratën e tij për media, Ahmeti tha se Prekazi është vendi ku u bë betimi se liria fitohet me gjak dhe jo me falje, duke nënvizuar sakrificën e familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të Kosovës.
“Sot jemi në vendin ku është bërë një betim se liria fitohet me gjak. Ajo nuk falet, por fitohet. Këtu u dëshmua që e tërë një familje rri krah për krah, burrat e vëllezërit dhe digjen në flakë që nga ajo flakë të lind liria, pavarësia e drejtësia”, u shpreh Ahmeti.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë deklaratës që kishte dhënë për opinionin publik, gjithashtu ka riktheksuar se sot në këtë ditë përkujtimi nuk ka parti politike, por ka një betim që do t’i dalin zot dhe do e mbrojnë identitetin e dinjitetin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sepse këtu janë rrënjët e shtetit më të ri të Evropës.

