Premtimet e VLEN-it, Bytyqi: Banka shqiptare dhe premtimi për 10 mijë euro nuk janë pjesë e programit qeveritar

Premtimet e VLEN-it, Bytyqi: Banka shqiptare dhe premtimi për 10 mijë euro nuk janë pjesë e programit qeveritar

Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, kdeklaroi se premtimi i VLEN-it për themelimin e një banke shqiptare nuk është përfshirë në programin qeveritar. I pyetur në emisionin “Debat në Shenja” nëse Maqedonisë së Veriut i nevojitet një bankë shqiptare, Bytyqi tha se ky ishte premtim parazgjedhor, i cili, sipas tij, nuk figuron në programin e Qeverisë. Ai përmendi edhe premtimin për 10 mijë euro për çdo qytetar, duke theksuar se as ky nuk është pjesë e programit.

MARKETING

Shik.mk

“E para, që të sqarojmë për opinionin, premtimi është parazgjedhor. Ai premtim, si edhe shumë premtime të VLEN-it, asnjëherë nuk janë pjesë e programit qeveritar. Por nuk është e vërtetë. Nëse e merrni programin dhe e shihni, aty nuk ekziston as banka shqiptare, as 10.000 euro për çdo qytetar”, tha Bytyqi./SHENJA/

MARKETING