Maqedonia e Veriut shpreh ngushëllime pas shpërthimit në fabrikën e çelikut në Turqi

Maqedonia e Veriut shpreh ngushëllime pas shpërthimit në fabrikën e çelikut në Turqi

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, ka shprehur ngushëllime pas shpërthimit vdekjeprurës në një fabrikë të çelikut në Izmir të Turqisë, transmeton Anadolu.

MARKETING

Shik.mk

Në një postim në rrjetin social amerikan X, Siljanovska Davkova tha se është thellësisht e pikëlluar nga kjo ngjarje tragjike.

“Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për presidentin Recep Tayyip Erdogan, për familjet që humbën njerëzit e tyre të dashur, si dhe për popullin mik të Turqisë”, ka shkruar Siljanovska Davkova.

Ajo gjithashtu u uroi shërim të shpejtë dhe të plotë të gjithë të lënduarve.

Të paktën 16 persona humbën jetën dhe 13 të tjerë u lënduan, përfshirë dy në gjendje të rëndë, nga një shpërthim në një fabrikë të hekurit dhe çelikut në rrethin Aliaga të qytetit të Izmirit gjatë zëvendësimit të një furre.

MARKETING