A ka diskriminim ndaj shqiptarëve në sektorin bankar? Përgjigjet Maksuti
Profesori universitar Ali Maksuti komentoi idenë për themelimin e një banke shqiptare në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se bankat nuk duhet të identifikohen mbi baza etnike, por në bazë të kapitalit. I ftuar në emisionin “Debat në Shenja”, Maksuti tha se investitorët shqiptarë mund të ndërmarrin një iniciativë të tillë, pasi nuk ekziston ndonjë pengesë që lidhet me përkatësinë etnike. Ai gjithashtu ngriti çështjen e përfaqësimit të shqiptarëve në bordet mbikëqyrëse të bankave në vend, duke pyetur nëse bëhet fjalë për kriter profesional apo diskriminim.
“Bankat në parim nuk e kanë identifikimin në bazë të etnisë, por në bazë të kapitalit. Nëse flasim për pronar shqiptar, për të bërë paralele me Alta Bankën, a është fjala për investitor shqiptar, apo iniciativë nga biznese, këtë procedurë nuk mund ta ndalojë askush, s’ka lidhje çfarë etnie ka dikush. Në rast se këta investitorë shqiptarë me kapital, nuk ka ndonjë procedurë ta themelojë. Si ide ka qenë edhe më herët, por nuk është realizuar deri tani. Nëse futemi te diskriminimi, asnjë bankë në Maqedoni në bordin mbikëqyrës nuk kanë shqiptarë. A bëhet fjalë për profesionalizëm apo bëhet fjalë për diskriminim?”, tha Maksuti./SHENJA/

