Zyrtarizim i orës së vonë, Vllaznia ndan rrugët me trajnerin tetovar Qatip Osmani

Zyrtarizim i orës së vonë, Vllaznia ndan rrugët me trajnerin tetovar Qatip Osmani

Qatip Osmani nuk do të jetë më trajner i Vllaznisë. Mbrëmjen e së enjtes, klubi shkodran përmes një njoftimi në rrjetet sociale njoftoi ndërprerjen e bashkëpunimit me teknikun nga Maqedonia e Veriut, si dhe me ndihmësin e tij, Bashkim Livoreka. Eliminimi nga Egnatia në gjysmëfinale ka nxitur palët që të shkëpusin marrëveshjen me konsensus.

Osmani u emërua në krye të skuadrës kuqeblu në tetorin e vitit të shkuar, duke e drejtuar skuadrën në 26 ndeshje, duke koleksionuar 13 fitore, 7 barazime dhe 6 humbje. Tekniku 54-vjeccar pasoi Migen Memellin në krye të pankinës së Vllaznisë, Ndonëse skuadra shkodrane ndodhet në vendin e dytë në renditjen e Superiores, nuk mjafton dhe drejtuesit kanë menduar që të bëjnë një lëvizje vetëm 4 javë para fundit të edicionit të rregullit të sezonit.

Vllaznia është një prej skuadrave kandidate për të qenë në final 4. Pritet që në orën në vijim drejtuesit të marrin vendimin për trajnerin e ri. Ndeshja e radhës për Vllazninë do të jetë të dielën me Egnatian në Rrogozhinë, sfidë e vlefshme për javën e 32-të të Superiores.

MARKETING