Bashkimi ndahet me Sulejmanin, e rikthen Muarem Muaremin
Në pauzën ndërkombëtare, skuadra e Bashkimit ka vendosur të bëjë ndryshime te stafi teknik. Shaban Sulejmani nuk do të jetë më trajner i ekipit kumanovar. Këta të fundit përmes rrjeteve sociale kanë njoftuar se kanë ndërprerë bashkëpunimin me Sulejmanin dhe e ka falenderuar për kontribuin gjatë qëndrimit në kluib. Ndërkohë drejtuesit e ekipit zi-gjelbër e kanë gjetur menjëherë zëvendësimin, duke e rikthyer sërish në stol Muarem Muaremin, i cili para disa ditëve ndau rrugët me Skopjen. “Vazhdojmë aty ku e lamë, por këtë herë me përkushtim, ambicie dhe objektiva edhe më të mëdha. Klubi është shumë i kënaqur me rikthimin e Muharem Muharemit, i cili e njeh mirë klubin dhe ekipin. Me besim të plotë në punën dhe profesionalizmin e tij, synojmë ngritjen sa më të shpejtë të ekipit aty ku e ka vendin. Pikërisht për këtë arsye, FC Bashkimi ia beson këtë detyrë trajnerit Muharem Muharem, me besimin se së bashku do të arrijmë objektivat tona”, thuhet në njoftimin e Bashkimit.

