Tri gola për tre pikë, Shqipëria bindëse ndaj San Marinos

Tri gola për tre pikë, Shqipëria bindëse ndaj San Marinos

Pas fitores ndaj Bjellorusisë, kombëtarja shqiptare bën detyrën edhe ndaj San Marinos në Ligën e Kombeve, teksa triumfoi me shifrat 0-3 në transfertë.

MARKETING

Shik.mk

Kuqezinjtë e nisën takimin në sulm dhe ia dolën që të gjejnë golin në minutën e 21-tën. Gjatë zhvillimit të një goditje këndi, Mehmeti përfitoi në zonë dhe dërgoi topin në rrjetë. Pak më vonë, Uzuni dyfishoi shifrat, gol për të cilin u nevojit kontrolli nga sistemi VAR.

Në pjesën e dytë vendasit ndërmorën iniciativë për të dalë përpara, rrezikuan disa herë portën tonë, por vetëm kaq, pasi Manaj thelloi shifrat. Ndeshja e radhës për Shqipërinë në Ligën e Kombeve është ajo ndaj Finlandës, e programuar të luhet me 3 tetor. Aktualisht, kryesojmë grupin me 6 pikë.

MARKETING