Maqedonia e Veriut në krizë rezultatesh, mposhtet edhe nga Sllovenia

Maqedonia e Veriut në krizë rezultatesh, mposhtet edhe nga Sllovenia

Maqedonia e Veriut vijon të mbetet pa shijen e fitores, teksa sonte pësoi humbjen e dytë radhazi në Ligën e Kombeve. Të përzgjedhurit e Goce Sedlloskit u mposhtën nga Sllovenia me rezultatin 2:0, në stadiumin “Stozhice”, raporton SHENJA.

MARKETING

Shik.mk

Pjesa e parë e takimit u mbyll pa gola, ndërsa vendasit arritën të zhbllokojnë rezultatin në minutën e 55-të. Lovric ishte ai që gjeti rrugën e rrjetës për t’i dhënë Sllovenisë epërsinë 1:0.

Sllovenia nuk u ndal me kaq dhe në minutën e 82-të Matko shënoi golin e dytë, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2:0.

Ndeshjen e radhës, Maqedonia e Veriut do ta zhvillojë më 3 tetor, kur do të përballet me Skocinë. /SHENJA/

MARKETING