Zvicra mposht thellë Estoninë, shënon Shaqiri

Zvicra mposht thellë Estoninë, shënon Shaqiri
04.06.2024; Luzern; FUSSBALL TESTSPIEL; Schweiz - Estland; Xherdan Shaqiri (SUI) erzielt das Tor zum 4:0 (Martin Meienberger/freshfocus)

Fitore e thellë e Zvicrës në miqësore me Estoninë me rezultatin 4-0. Në këtë test pra Evropianit të zhvilluar në stadiumin e Lucernës, përfaqësuesja helvete dominoi në fushë, sidomos në pjesën e dytë, ku u realizuan 3 nga katër golat e ndeshjes.

E zhbllokoi rezultatin Zuber që në minutën e 20-të, me pjesën e parë që mbyllet me epërsinë minimale të vendësve.

Gjatë 45 minutave të dyta e tundën rrjetën Amdouni, Elvedi dhe Xherdan Shqairi me 11-metërsh.

Kujtojmë që të dy futbollistët me origjinë shqiptare, Shaqiri dhe Xhaka, e nisën ndeshjen nga minuta e parë. Mesfushori i Leverkusenit u zëvendësua në minutën e 74-t nga Aebischer, ndërsa Shaqiri qëndroi në lojë deri në fund.

Ndeshja e parë e Zvicrës në Evropian do të jetë përballë Hungarisë, me 15 qershor.

MARKETING