(VIDEO) Varheji: Europa është burokratike, por vendet e Ballkanit mund të përfitojnë!

(VIDEO) Varheji: Europa është burokratike, por vendet e Ballkanit mund të përfitojnë!

Kryeministri Teknik Talat Xhaferi deklaroi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e mbështet fuqishëm Planin e Zhvillimit për Ballkanin Perëndimor dhe se ai është mekanizmi më ambicioz i propozuar nga Komisioni Evropian që nga fillimi i procesit të integrimit evropian. Plani potencialisht do të ndryshojë rajonin dhe do të përshpejtojë lëvizjen drejt Bashkimit Evropian, deklaroi Xhaferi në Konferencën kushtuar Planit të Zhvillimit për Ballkanin Perëndimor, e cila është vazhdim i bisedimeve të filluara në Shkup muajin e kaluar.  Plani, siç theksoi kryeministri Xhaferi, paraqet një stimul serioz për integrim më të madh ekonomik në kuadër të Ballkanit Perëndimor, me të cilin krijohen jo vetëm mundësi më të mira për vende pune, por edhe zmadhim i rritjes së BPV-së në të gjithë rajonin.

SINKRON: TALAT XHAFERI, KRYEMINISTËR I RMV-SË

“Kjo përpjekje e përbashkët, jo vetëm që është në dobi të Ballkanit Perëndimor, por edhe e përmirëson atraktivitetin dhe konkurrencën e rajonit. Na afron me tregjet e BE-së dhe e lehtëson zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. Në këtë drejtim, tregu i përbashkët rajonal e vuri themelin për forcimin e marrëdhënieve tregtare dhe nismave të përbashkëta ekonomike”.

Në fjalimin e hapjes kryeministri shqiptar Edi Rama bëri thirrje për të zgjidhur me dialog çështjet dypalëshe dhe të bashkëpunojnë më shumë për zbatimin e këtij plani ose do të dështojnë për t’u bërë pjesë e BE-së. Rama tha se Shqipëria është e gatshme dhe do të punojë parreshtur me të gjithë të tjerët për të ecur shpejt përpara drejt zonës së përbashkët të pagesave euro lehtësimit të tregtisë së transportit dhe tregut digjital.

EDI RAMA, KRYEMINISTËR I SHQIPËRISË

“Me planin e rritjes  do marrim hapat e nevojshëm për të ecur më pranë njëri-tjetrit dhe BE-së, ose do rrezikojmë të dështojmë për të zënë një vend më pranë BE. Ose e bëjmë së bashku, ose dështojmë së bashku, ekonomitë tona nuk mund të lulëzojnë duke penguar lëvizjen e lirë të njëra tjetrës”.

Komisonieri për Zgjerimin e BE-së Oliver Varhelyi vuri theksin tek reformat dhe tha se ky plan do të funksionojë në rast se vendet aplikojnë rregullat e Bashkimit Europian. “Në rast se ju i pranoni të gjithë këto rregulla  pastaj mund të bëheni pjesë e tregut të vetëm edhe përpara se të bëheni shtet anëtar apo shtete anëtare” theksoi Varhelyi.

OLIVER VARHELYI KOMISONIERI PËR ZGJERIMIN E BE-SË

“Dita e sotme ka qenë një inkurajim i madh për ne për të ecur në mënyrë të përshpejtuar. Sigurisht që Europa është shumë burokratike por mendoj që këtë herë kemi mundësinë të tregojmë cilat përfitimet ekonomike dhe të mira  sjell në shoqëri anëtarësimi në BE. Ndërkohë që një element tjetër është elementi është që rajoni mund të bëhet gati për anëtarësim në BE edhe më shpejt”. 

Sot Tirana ka qenë nikoqire e Samitit Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian, si edhe zbatimin e Planit të Zgjerimit për Ballkanin Perëndimor. Përndryshe, Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me këto vende.  /SHENJA/

MARKETING