(VIDEO) Partitë garojnë se në cilën qeverisje ekonomia kishte rezultate më negative

(VIDEO) Partitë garojnë se në cilën qeverisje ekonomia kishte rezultate më negative

Nga LSDM sot kanë përsëritur akuzat ndaj kryeministrit Hristijan Mickoski për gënjeshtra politike lidhur me ekonominë e vendit. Ata thonë se Mickoski tregon përralla kur flet për arritje ekonomike pasi siç thonë ata RMV renditet e 41-ta nga 48 ekonomitë evropiane për sa i përket BPV-së për kokë banori. Sipas tyre, realiteti është se brenda dy vitesh ka 4 miliardë euro borxh të ri.

MARKETING

Shik.mk

 LSDM

“Një ditë Mickoski tregon përralla dhe flet për ekonominë e tretë në Evropë, ndërsa ditën tjetër flet për falimentim nëse mbahen zgjedhje. Një ditë mburret me rritjen ekonomike, ndërsa ditën tjetër pranon se shteti nuk ka para. Deklaratat e tij kontradiktore e demaskojnë të gjithë propagandën qeveritare dhe të gjitha gënjeshtrat e tij. Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar i rrëzoi përrallat e Mickoskit. Çfarë ekonomie e tretë? Maqedonia është në fund të Evropës”.

Reagim lidhur me akuzat e opozitës pati sot nga VMRO-DPMNE. Ata akuzojnë LSDM-në se raportin e FMN-së nuk e paraqesin siç duhet dhe se në kohën e qeverisjes së tyre gjendja ekonomike ka qenë edhe më e keqe.

VMRO-DPMNE

“Faktet janë përgjigjja më e mirë ndaj konstruksioneve politike të Filipçes dhe LSDM-së. Qytetarët i panë rezultatet e “ekspertëve ekonomikë” të LSDM-së, të cilët i lanë me xhepa bosh, ndërsa Filipçe dhe klani i Zaevit pasuroheshin. Kur LSDM-ja dhe Filipçe i referohen FMN-së, atëherë duhet t’i lexojnë raportet e plota dhe jo të nxjerrin vetëm të dhënat që u përshtaten atyre”.

Dy partitë politike maqedonase ditëve të fundit janë përplasur me akuza dhe fajësime për gjendjen ekonomike në vend, duke garuar se në cilën qeverisje ekonomia ka shënuar rezultate më negative.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING