(VIDEO) “Alta Banka”, LSDM dhe VMRO-DPMNE ia hedhin përgjegjësinë njëra tjetrës
Akuzat për çështjen e “Alta” Bankës kanë vazhduar edhe ditën e sotme nga opozita dhe pushteti. Nga LSDM sot deklaruar se ndërlidhja e LSDM-së dhe BDI-së me rastin e ALTA Bankës është përpjekje e qeverisë për zhvendosje të përgjegjësisë. Sipas tyre dokumentet që VMRO I përdor si dëshmi janë manipulime të plota.
MAJA SERAFIMOVSKA BOROZAN, LSDM
“Hyrja e bankës serbe Alta Banka dhe marrja nën kontroll e Stopanska Bankës ndodhën në vjeshtën e vitit 2025, me vendim të Mickoskit dhe qeverisë së tij. Paketa e konfiskuar e aksioneve iu shit Alta Bankës në janar të vitit 2026, për rreth 375.000 euro.Edhe një herë u kapën në gënjeshtër. Mickoski e solli Alta Bankën e Vuçiqit në Maqedoni. Trajko Sllaveski i dha lejen, gjë që e pranoi publikisht, duke theksuar se ishte konsultuar me Mickoskin. Edhe paratë e ndërmarrjeve publike dhe të qytetarëve përfunduan në këtë bankë, po ashtu me vendim të qeverisë së Mickoskit”.
Të njejtat akuza për fshehje të përgjegjësisë partia në pushtet VMRO-DPMNE-ja në reagimin e tyre I ka adresuar LSDM-së. Zëdhënësi I VMRO-DPMNE-së Valentin Manasaievski thotë se në kohën kur ata kishin interes për ALTA Bankën Macura nuk ishte kriminel, ndërkaq tani siç thotë ai është.
VALENTIN MANASIEVSKI, ZËDHËNËS I VMRO-DPMNE-SË
“Filipçe dhe LSDM-ja duhet të përgjigjen nëse Macura ishte person me precedentë kriminalë dhe me kapital të dyshimtë në kohën kur, së bashku me BDI-në, mundësuan hyrjen e Alta Bankës në Maqedoni. Kompania e dhëndrit të Ali Ahmetit, sipas informacioneve të disponueshme publikisht, zotëronte aksione në Stopanska Banka SHA Manastir, të cilat më pas ia shiti Davor Macurës dhe Alta Bankës. Filipçe dhe LSDM-ja heshtin për këtë çështje dhe nuk komentojnë nga frika prej BDI-së”.
Çështja e ALTA Bankës vazhdon ti thellojë tensionet dhe përplasjet politike në mes të gjitha partive politike të vendit.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/

