(VIDEO) Qytetarët ankohen për paga të ulëta, ministria e Ekonomisë: Çmimet janë stabile

(VIDEO) Qytetarët ankohen për paga të ulëta, ministria e Ekonomisë: Çmimet janë stabile

Përballë çmimeve që vazhdojnë të rëndojnë xhepin e qytetarëve, paga mujore për shumë familje duket gjithnjë e më e pamjaftueshme. Produktet ushqimore, të cilat përbëjnë një pjesë të domosdoshme të shpenzimeve ditore, po kthehen në luks për një pjesë të qytetarëve. Ata të pyetur nga TV SHENJA thonë se me të ardhurat që kanë mezi arrijnë t’i mbulojnë nevojat elementare, ndërsa çdo rritje e re e çmimeve e vështirëson edhe më shumë jetesën.

MARKETING

Shik.mk

QYTETAR

“Unë personalisht jam vetë i 5-ti në shtëpi, çka të them me këtë punë unë nuk mundem me përballu muajin, të paguajë energjinë elektrike, e ato që na duhen por është shumë dobët. Nuk del, shumë katastrof gjendja jonë”.

QYTETAR

“Pagat e dobëta, pensionet e dobëta ajo është kryesore. Ia dalim duhet me vëndu lapsin sa harxhon, është rryma. Jemi tre anëtar por duhet lapsin të ja vëndojmë”.

QYTETAR

“Unë nuk jetoj kështu, jetoj jashtë shtetit por kam ardhë këtu. Mjer për këtë popull, çka janë duke bë këtu. Por vetë populli I ka fajet sepse nuk zgjohet asnjë në këmbë të flas kundër atyre. E këta tani po bëjnë çka po dojnë vet. Ministria I ka fajet. I tha ministrit sa është nafta nuk e di, nuk e di. Tha se ta mbush shoferi veturën, sa janë çmimet në qytet tha nuk e di, dil tha pak shëtitu nëpër qytet dhe shikoji çmimet sa janë Ata hajna nuk kanë kanë sa të duash, ndonjëherë vie edhe konflikti familjar, ku mos të vijë edhe konflikti familjar, i kërkon gruaja burrit diçka me ble nuk ka, ai milioneri që është hajn i madh, që janë këta të gjithë hajna i thotë gruas shko mere në filan shitoren edhe nuk e paguan hiq, tea ta nuk ka konflikt familjar vetëm te fukaraja ka konflikt familjar”.

Ndërkaq nga Ministria e Ekonomisë të pyetur lidhur me çmimet e rritura dhe masat që ka ndërmarr ministria vlerësojnë se gjendja e tregut për momentin është relativisht stabile dhe nuk ka indikacione për çrregullime më të gjera të tregut që do të kërkonin ndërhyrje urgjente me masa shtesë. Ata thonë se Inspektorati Shtetëror i Tregut është vazhdimisht në terren.

MINISTRIA E EKONOMISË DHE PUNËS

“Në këtë moment, sipas vlerësimeve të deritanishme, lëvizjet e çmimeve mbeten brenda kufijve të një stabiliteti relativ të tregut. Megjithatë, nëse analizat apo konstatimet e kontrolleve inspektuese tregojnë presione të pajustifikuara mbi çmimet, praktika të paligjshme apo çrregullime të tregut, institucionet do të veprojnë në kuadër të kompetencave të tyre, ndërsa Qeveria do të shqyrtojë nevojën për masa shtesë”.

Ata thonë se qëllimi ynë nuk është të ndërhyjmë pa bazë ekonomike, por të reagojmë në kohë, me masa që do të kenë efekt real për qytetarët dhe që nuk do të shkaktojnë çrregullime shtesë në furnizim dhe në funksionimin e tregut. Por, derisa institucionet flasin për stabilitet relativ të tregut, qytetarët vazhdojnë të përballen me realitetin e një shporte gjithnjë e më të shtrenjtë dhe me paga që, sipas tyre, nuk arrijnë t’i përcjellin këto shtrenjtimе.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING