(VIDEO) Taulant Seferi “shpërthen” me një gol dhe asist, hyn në garë për golashënuesin e kampionatit

(VIDEO) Taulant Seferi “shpërthen” me një gol dhe asist, hyn në garë për golashënuesin e kampionatit

Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Taulant Seferi ishte protagonist i padiskutuar i skuadrës së Bani Yas në ndeshjen ndaj Al Bataeh, e vlefshme për raundin e 23-të të kampionatit të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Me pjesën e parë që u mbyll me rezultatin 0-2, në nisje të fraksionit të dytë, më saktë në minutën e 57’ i asistuar nga Alvarez, Seferi shënoi me kokë dhe rihapi takimin.

Në minutën e 62’ sulmuesi shqiptar u bë sërish protagonist, këtë herë duke dhuruar asist për Niakate dhe duke i dhuruar barazimin momental skuadrës së tij.

Ndërsa në minutën e 90+3’ Niakate shënoi sërish, duke përmbysur rezultatin. Megjithatë ndeshja nuk u mbyll aty, pasi miqtë ia dolën që të barazonin në minutën e 90+5’.

Në fund ndeshja u mbyll me rezultatin 3-3 me skuadrën e Seferit, Bani Yas që ngjitet në vend të dhjetë me 23 pikë, teksa Al Bataeh qëndron në vend të nëntë me 27 pikë.

(VIDEO)

(VIDEO)

MARKETING