(VIDEO) Taravari: Pa VMRO-në nuk mund të bëhen ndryshimet kushtetuese

(VIDEO) Taravari: Pa VMRO-në nuk mund të bëhen ndryshimet kushtetuese

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, duke komentuar sot deklaratën e fundit të kryeministrit Hristijna Mickoski rreth procesit eurointegrues të vendit tha se, partia që ai drejton, por edhe kolicioni VLEN, do të insistojnë që negociatat për anëtarësim në BE, të fillojnë sa më shpejtë të jetë e mundur. Ai tha se, vendi nuk ka alternativë tjetër përpos anëtarësimit në union.

Arben Taravari, Kryetar i ASH-së

“Normalisht duhet ta kemi parasysh se ndryshimet kushtetuese pa partinë më të madhe maqedonase, që është VMRO-ja e cila ka 58 deputetë, është e pamundshme. Ne do të mundohemi si deri më tani edhe më tutje që të insistojmë që të mundësojmë fillojnë negociatat, sepse vazhdojmë të mendojmë se për Maqedoninë nuk ka tjetër opsion përveç rrugës evropiane e cila është gjëja më e mirë për të gjithë qytetarët që jetojnë dhe veprojnë në RMV”.

I pyetur rreth kërkesës së VLEN-it që procesi i negociatave të fillojë deri në fund të dhjetorit, Taravari tha se, ky ka qenë një ndër parimet kryesore të programit të tyre, megjithatë ai tha se, çfarë do lloj kombinimi pa VMRO-në nuk bëhen ndryshimet kushtutese, duke pasur parasysh numrin e deputetëve.

Arben Taravari, Kryetar i ASH-së 

“Ne vazhdojmë të mundohemi që të gjejmë mënyrën më të lehtë dhe më të mundshme që sa më shpejtë të fillojmë negociatat. Por të jemi të qartë dhe ta dërgojmë porosinë se, në qoftë se VMRO është kundër, ndërsa unë mendoj se VMRO është pro fillimit, por i ka kushtet që i ka thënë para zgjedhjeve. Njëri prej kushteve që i ka kërku është t’i bëjmë ndryshimet por kjo të hyjë në fuqi me afat të prolonguar, tash presim që të kemi mirëkuptim. Fatkeqësisht nuk kemi as qeveri në Bullgari, që e vështirëson procedurën e fillimit të ndryshimeve kushtetuese”.

Mickoski deklaroi dje se, vendi nuk do të bëjë më lëshime sa i përket kontestit me Bullgarinë . Ai ka kërkuar që, Brukseli të shprehë gatishmëri për gjetjen e një zgjidhje dhe për vazhdimin e rrugës evropiane, në të kundërtën siç u shpreh ai, mund të konkludojë se ne si shtet, nuk jemi në fokusin e kësaj administrate të Brukselit.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING