(VIDEO) Rikonstruimi i qeverisë në nëntor, takimi i liderëve qeverisës në dhjetor

(VIDEO) Rikonstruimi i qeverisë në nëntor, takimi i liderëve qeverisës në dhjetor

 

MARKETING

Shik.mk

Në dhjetor do të ketë takim të kryetarëve të koalicionit qeverisës. Këtë njoftim e bëri kryeministri Hristijan Mickoski, pas kërkesës së kryetarit të partisë ZNAM për një takim të tillë dhe një ditë pas takimit mes kryeministrit dhe përfaqësuesit e partisë VLEN.

Në pyetjen nëse pas zgjedhjeve në Bërvenivë, partia VLEN do të humbë disa poste, Mickoski u përgjigj se ai i qëndron fjalës së dhënë dhe se bashkëpunimi me VLEN-in do të vazhdoj deri në zgjedhjet e rregullta në vitin 2028.

Hristijan Mickoski, kryeministër

“Në jetë, fjalët janë të rëndësishme dhe nuk ka asgjë më të rëndësishme se fjalët. Fjalët të bëjnë të ruash imazhin tënd. Ose i ke ose jo. Në parim, kur unë pajtohem, kur jap fjalën time, ajo fjalë është fjala ime! Dhe këtu nuk ka asnjë lëvizje majtas ose djathtas, as nuk mund ta lëvizë ndonjë ndikim i jashtëm atë fjalë. Pra, kjo nuk është çështje matematike, por një çështje thelbësore për të cilën u ra dakord kur u formua koalicioni qeveritar në qershor 2024”.

Ndërkaq, në pyetjen se përse u prolonguan emërimet e zëvendës ministrave dhe drejtorëve, kryeministri thotë se përshkak të zhvillimeve të shumta që ishin në tetor, ato do të bëhen këtë muaj.

Hristijan Mickoski, kryeministër

“Kemi biseduar me udhëheqësit e VLEN-it dhe kemi vendosur, që pasi i definuam pozitat tjera, temat tjera që janë të rëndësishme për shtetin, periudhën që vjen, në nivel të grupeve të punës, komisioneve kadrovike, këto propozime do të kristalizohen”.

Zgjedhjet në Bërvenicë shkaktuan tensione brenda koalicionit qeverisës. Në fitoren e Arkin Jahijit të AKI-së në Bërvenicë VLEN thoshte se kishte ndihmuar edhe partneri maqedonas i koalicionit VMRO-DPMNE e quajti veprimin VLEN-it si “Kalë i Trojes”.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING