(VIDEO) Sindikata dhe Qeveria biseduan për rritjen e pagës minimale

Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të vendit, Sllobodan Trendafiliov pas takimit me kryeministrin Hristijan Mickoski ka deklaruar se të punësuarit në vend nuk kanë probleme me Qeverinë aq sa kanë probleme
me sindikatat e tjera pasi siç tha ai vetëm LSM-ja në takimin e sotëm i ka shprehur kërkesat e punëtorëve për rritjen e pagave në sektorin privat dhe publik.
SLLOBODAN TRENDAFILOV, KRYETAR I LIDHJES SË SINDIKATAVE
“Dy sindikatat e tjera që morën pjesë në mbledhje kërkuan që të shfuqizohen dispozitat e Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive në procesin e rritjes së pagave të punonjësve të sektorit publik, por diskutimet për rritje të pagave do të vazhdojnë dhe Qeveria aktualisht nuk është kundër rritjes së pagës minimale”.
Trendafilov njotoi se nesër do të mbahet mbledhja e Komisionit për Përcaktimin e Përfaqësueshmërisë. Ai tha se e rëndësishmja e këtij takimit ishte se Qeveria dha sinjale pozitive.
SLLOBODAN TRENDAFILOV, KRYETAR I LIDHJES SË SINDIKATAVE
“Nga qeveria na thanë se nuk e kanë për qëllim të dëmtojnë punëtorët dhe ky është një nga momentet më të ndritshme të mbledhjes së sotme. Mendoj se për shumë çështje të diskutueshme jemi shumë afër, por nëse tentojnë ta sulmojnë LSM-në përmes sindikatës apo partive politike situata nuk do të ndryshojë. Kryeministri ishte i pranishëm në mbledhjen e plotë, e cila zgjati një orë e gjysmë. Është një sinjal pozitiv që nuk jemi ulur me disa këshilltarë, por me kryeministrin dhe ministrin e ekonomisë”
Trendafilov u bëri thirrje të gjitha palëve që të vijnë në Shtëpinë e Punëtorëve që të diskutojnë për rritjen e pagesë minimale dhe të gjitha pagave të tjera.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/