Tërmet me magnitudë 6,0 pranë brigjeve perëndimore të Meksikës

Tërmet me magnitudë 6,0 pranë brigjeve perëndimore të Meksikës

Një tërmet me magnitudë 6,0 ka goditur pranë brigjeve perëndimore të Meksikës të martën, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), transmeton Anadolu.

Tërmeti është regjistruar 75 kilometra në jug-jugperëndim të El Progresos, tha USGS-ja.

Ai ka ndodhur në një thellësi prej 10 kilometrash.

Deri tani nuk ka raportime për viktima apo dëme të mëdha.

MARKETING