Dita e 31-të e protestës në Tiranë, vazhdojnë pakënaqësitë ndaj qeverisë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë, vazhdojnë pakënaqësitë ndaj qeverisë

Në ditën e 31-të të protestës së tyre, aktivistë dhe qytetarë janë mbledhur këtë të martë pasdite përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë.

Pjesëmarrësit kanë mbërritur nga zona e Sheshit “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, duke vijuar marshimin e tyre të përditshëm në shenjë proteste.

Me thirrjet “Dorëheqje” dhe “Ju erdhi fundi”, protestuesit kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë, ndërsa më pas kanë nisur edhe fjalimet nga disa prej aktivistëve të pranishëm.

Pas mbarimit të fjalimeve, protestuesit marshuan në rrugët e Tiranës, u ndalën edhe përpara godinës së Kuvendit dhe më pas u rikthyen sërish para Kryeministrisë.

Më pas protesta u mbyll, ndërsa u paralajmërua se nesër, në orën 10:00 të paradites, do të zhvillohet një tjetër protestë përpara godinës së SPAK-ut.

MARKETING