(VIDEO) Shënimi i 23 tetorit, krerët shtetërorë riafirmojnë orientimin evropian dhe bëjnë thirrje për unitet

(VIDEO) Shënimi i 23 tetorit, krerët shtetërorë riafirmojnë orientimin evropian dhe bëjnë thirrje për unitet

Kryeministri Hristijan Mickoski, gjatë fjalimit të tij me rastin e 23 Tetorit, Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase, theksoi se Maqedonia e Veriut vazhdon të mbetet e përkushtuar ndaj integrimit në Bashkimin Evropian, por vlerësoi se procesi ka qenë i gjatë dhe i shoqëruar me kushte, konteste dypalëshe dhe, sipas tij, trajtim të padrejtë. Mickoski tha se vendi duhet të vazhdojë me durim, mençuri dhe unitet, duke shtuar se nuk do të bjerë pre e provokimeve politike apo presioneve.

MARKETING

Shik.mk

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

“Besoj në të ardhmen evropiane dhe në vlerat e Evropës, ku popujt e ndryshëm respektojnë njëri-tjetrin. Vendin tonë atje duhet ta ndërtojmë përmes reformave, dijes, institucioneve të forta dhe ruajtjes së dinjitetit kombëtar. Qytetarët tanë meritojnë një perspektivë në të cilën mund të besojnë dhe një rrugë në të cilën do të ecin me kokën lart.E njëjta pjekuri na nevojitet edhe brenda vendit”.

Ndërkaq, Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova deklaroi se kontributi i sotëm ndaj shtetit dëshmohet përmes punës së ndershme, guximit intelektual dhe vendosmërisë për zbatimin e reformave të domosdoshme.

GORDANA SILJANOVSKA-DAVKOVA, PRESIDENTE

“Detyrimi ynë ndaj paraardhësve është ta nderojmë kujtimin për ta, duke u dhënë mirënjohjen e merituar; ndaj bashkëkohësve, të veprojmë me përgjegjësi në ushtrimin e kompetencave dhe përmbushjen e detyrimeve të punës, ndërsa ndaj brezave të ardhshëm, të jemi garantues të së ardhmes së tyre të sigurt”.

Kjo datë e rëndësishme na kujton guximin, qëndrueshmërinë dhe aspiratën e gjeneratave para nesh për liri, dinjitet dhe shtetësi, thuhuet në urimin e kryetarit të kuvendit, Afrim Gashi.

AFRIM GASHI, KRYETAR I KUVENDIT

“Është obligimi ynë i përbashkët që, duke respektuar të kaluarën, të vazhdojmë të ndërtojmë një shoqëri demokratike, stabile dhe të prosperuar, të bazuar në respektin e ndërsjellë, barazinë dhe bashkimin”.

Urime me rastin e 23 Tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase, kanë përcjellë edhe përfaqësues të tjerë shtetërorë dhe liderë të partive politike, duke theksuar rëndësinë e trashëgimisë historike, unitetit dhe përgjegjësisë për të ardhmen e vendit.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING