(VIDEO) KOS i bën thirrje qeverisë t’i miratojë ndryshimet kushtetuese
“Ndryshimet kushtetuese janë hapi që duhet të ndërmarrë vendi për të vazhduar procesin e integrimit evropian pa vendime të tjera politike”. Kështu ka deklaruar komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos, pas takimit të sotëm kokë më kokë në Bruksel, që kishte me zëvendëskryeministrin dhe ministrin për Çështje Evropiane, Bekim Sali.
Në takim është shqyrtuan Plani i Rritjes dhe procesi i integrimit evropian të vendit, ndërsa Kos i bëri thirrje Qeverisë që ta përmbushë detyrimin në lidhje me ndryshimet kushtetuese.
MARTA KOS, KOMISIONERE EVROPIANE PËR ZGJERIM
“Nuk ka shumë gjëra që duhen bërë. Ka shumë, por bëhet fjalë për një hap – ndryshimet kushtetuese. Pasi të miratohen amendamentet kushtetuese, do të mund të vazhdojmë pa vendime të tjera politike. Prandaj, kjo është thirrja ime drejtuar Qeverisë: ju lutem, bëjeni këtë, përmbusheni detyrimin tuaj. Jam e bindur se atëherë do të mund të ecim përpara, në interesin më të mirë të qytetarëve tuaj”.
Ndërkaq, zv/kryeministri Bekim Sali, thkeson se Evropa duhet të ndihet më afër qytetarëve tanë, jo vetëm përmes premtimeve, por përmes rezultateve konkrete. Ai tha se Maqedonia e Veriut lshtë e perkushtruar që i vazhdojë reformat.
BEKIM SALI, ZV/KRYEMINISTËR
“Në Bruksel, gjatë takimit me Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, diskutuam për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe mundësitë që hap qasja e re e Bashkimit Evropian ndaj zgjerimit. Për ne, integrimi gradual është mundësi që reformat të shndërrohen në përfitime të prekshme: pagesa më të lira përmes SEPA-s, lidhje më të mira digjitale, mundësi të reja për bizneset dhe afrimin me programet evropiane.Vendi ynë është i përkushtuar të vazhdojë reformat”.
Sali ndodhet në një vizitë treditore në Bruksel, në kuadër të së cilës po zhvillon takime me përfaqësues të institucioneve evropiane për çështje që lidhen me integrimin evropian dhe bashkëpunimin me Bashkimin Evropian.
Samir Mustafa /SHENJA/

