(VIDEO) Qytetarët u kërkojnë institucioneve të rregullojnë infrastrukturën
Në disa zona, uji depërtoi në bodrume dhe rruget u mbuluan nga vërshimet, duke veshtirësuar lëvizjen e banorëve. Gjate vizitës sonë në terren, takuam qytetarë që konfirmuan se kishin pësuar dëme nga vërshimet, por nuk pranuan të flisnin para kamerës. Ata thane se ende po përpiqen te të pastrojnë hapësirat e prekura, ndërsa gjurmët e përmbytjeve vazhdojnë të jenë të dukshme në disa pjesë të lagjeve.
QYTETAR
“Mos vet, qysh e kena përjetu kejt kanelet ka qenë ju kanë hyrë njerëzve uji, bodrume, i ka mush bodrumet, jo, jo, jo ska pësu, sot është mirë mirë është rregullu, po skemi kanelet e vogla janë 60 cm, 10 mijë shtëpija një kanal, gypi i vogël, po qysh jo me bo kanal mat madh, mi ndreq qysh jo”.
Një qytetar edhe pse nuk ishte banor i lagjeve të Shkupit, ai tha se gjendja ka qenë tragjike dhe se duhet të intervenohet para se të bëhet vonë për gjithçka.
QYTETAR
“Edhe pse nuk jam i qytetit, në fshat atje nuk ka pasur kësi vërshime, por qyteti ka pasur është tragjedi pak, dëmet më investimet më të mira bëhen vetëm në qoftëse intervenohet kur nuk ka shi, sepse kur ka shi vetëm se është vonë”.
QYTETAR
“Këtu ke Vardar , mdoket se Vardar ka pas ma pak uj se ktu, jo shpija jeme ska psu dëm po kan psu qeto te posht ata atje/po kur do shteti kejt i ban spo punohet kurgjo”.
Pavarësisht se situata është qetësuar, pasojat e vërshimeve mbeten ende të dukshëme në disa pjesë të Shkupit. Zebushe Ramadani /SHENJA/

