Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite intercepton një dron të Huthive në rajonin e Medinës
Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite në Jemen njoftoi të premten se ka interceptuar dhe shkatërruar një dron të lëshuar nga grupi Huthi në rajonin e Medinës, në perëndim të Arabisë Saudite, transmeton Anadolu.
Zëdhënësi i koalicionit, gjeneralmajor Turki al-Maliki, tha në një deklaratë se sistemet e mbrojtjes ajrore kanë interceptuar dhe shkatërruar një dron të Huthive në këtë rajon.
Ky ishte sulmi i katërt i raportuar i Huthive ndaj Arabisë Saudite të premten.
Në deklaratat e mëparshme, koalicioni njoftoi se kishte interceptuar dhe shkatërruar një raketë balistike që synonte rajonin jugor, një raketë lundruese që po drejtohej drejt rajonit perëndimor dhe një dron në rajonin e Mekës.

