(VIDEO) Aksion i policisë, shatë të mitur kapen duke konsumuar alkool në objekte hotilerike

(VIDEO) Aksion i policisë, shatë të mitur kapen duke konsumuar alkool në objekte hotilerike

Një aksion i madh policor është zhvilluar gjatë natës së 14-15 nëntorit në territorin e komunës Qendër të Shkupit, ku janë konstatuar shkelje të shumta, ndërsa disa persona janë privuar nga liria, njoftojnë nga MPB. Ata thonë se aksioni është zhvilluar në periudhën nga ora 22:00 deri në orën 07:00 të mëngjesit dhe se në të kanë marrë pjesë zyrtarë policorë nga Njësitë Policore Qendër dhe Bit Pazar, së bashku me Inspektoratin Shtetëror të Tregut.

MARKETING

Shik.mk

MPB

“Gjatë aksionit janë konstatuar: 18 kundërvajtje sipas Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor, 12 persona janë privuar nga liria, një person është arrestuar për drejtim të pakujdesshëm të automjetit dhe pesë persona janë shoqëruar në polici  në bazë të Ligjit për Kundërvajtje kundër Rendit dhe Qetësisë Publike”.

Nga MPB njoftojnë se gjatë  aksionit janë kryer kontrolle në disa objekte hotelerike, ku në njërin prej tyre janë gjetur shtatë të mitur duke konsumuar alkool dhe se është konstatuar se një shitore duhani  u shiste alkool të miturve, pas së cilës, në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, janë ndërmarrë masa për sanksionimin e shkeljeve.

Nga MPB theksojnë se për të gjitha shkeljet e konstatuara do të pasojnë sanksionet përkatëse ligjore.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING