(VIDEO) Qeveritarët thonë se rritën pagat dhe po përmirësojnë kushtet e punëtorëve

(VIDEO) Qeveritarët thonë se rritën pagat dhe po përmirësojnë kushtet e punëtorëve

Me rastin e festës së punëve, 1 Maji, kabineti qeveritar u lavdërua me rritjen e pagës minimale gjat vitit 2023. Kryeministri, Dimitar Kovaçevski, tha se edhe pse nuk janë destinacion me fuqi të lirë punëtore, ata e çmojnë punën e punëtorit, dhe këtë e arsyetoi duke e përmendur rritjen e pagës minimle. Madje shtoi se vitin e kaluar investimet e huaja kanë qenë 430 milionë euro dhe kanë hapur 2.300 vende të reja pune.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Zgjidhjet sistematike që i arritëm përmes dialogut social dhanë rezultat dhe forcuan partneritetin me sindikatat dhe të gjitha palët. Pikërisht, sot, paga minimale është mbi 20.000 denarë, që është rritje për 100% në krahasim me vitin 2016. Para kohe realizuam premtimin për pagë mesatare mbi 500 euro dhe i rritëm pagat në arsim, shëndetësi dhe në siguri”

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, përkujtoi se prej vitit 2017 pagën minimale e kanë rritur për mbi 100 për qind dhe sot ajo është 20.175 denarë, ndërsa nënvizoi se gjatë krizës së shkaktuar nga kovidi-19, Qeveria ndihmoi për shpëtim të 250.00 vendeve të punës dhe mbështetën 35 mijë kompani.

Fatmir Bytyqi, zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike

“Të dashur punëtorë dhe punëtore, këto nuk janë fjalë boshe, por janë numra real. Siguruam që e diela të jetë ditë jo pune, kurse për ata që zgjedhin të punojnë është siguruar mëditje e dyfishtë. Gjatë gjithë këtyre viteve ne kemi një marrëdhënie partneriteti me sindikatat dhe jemi vazhdimisht në këmbë bashkë përpara sfidave të radhës siç janë marrëveshja e përgjithshme kolektive si dhe harmonizimi i pagave me rritjen e pagës minimale”

Edhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençvska, gjatë urimit të ditës së punëtorit, iu referua rritjes së pagës minimale, dhe shtoi se çdo vit në muajin mars, punëtorët do të kenë paga më të larta, e cila do të harmonizohet sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING