(VIDEO) Dauti: Në dogana ka pas nepotizëm, ne nuk do të lejojmë
Njëri ndër institucionet që ka interesim më të madh të qytetarëve për tu punsuar është edhe ai i Doganave, madje edhe konkurenca është e lartë, e shumë herë ka edhe pretendime në opinion se punsimet nuk bëhen në bazë të meritave, por në bazë të lidhjeve politike e familjare.
Për këtë dhe shumë tema të tjera, është diskutuar emision “Debat në Shenja”, ku i ftuar ka qen Zëvendësdrejtori i Doganës, Mustafa Dauti, i cili ka pranuar se në këtë institucion punësohen edhe familjarë të funksionarëve, por mohoi se Dogana mbështet nepotizmin.
MUSTAFA DAUTI, ZV/DREJTOR I DOGANAVE
“Kur të hapet konkursi ka të drejtë gjithkush që të konkurojë dhe ne, kuptohet, kemi kritere. Ata të cilët konkurojnë në qoftë se bien dhe plotësohen kriteret, tash ka mundësi që të jetë ndonjë familjar i dikujt, i cili e ka plotësu kushtin edhe ka mund që të punësohet në doganë. Prandaj në ato raste ka, d.m.th. mund të ketë përjashtime të rralla, por nuk është ajo që ne përkrahim, stimulojmë apo se mbështesim nepotizmin dhe pranojmë dikë që nuk ka meritë, pasi ne mbi të gjitha mbështetemi në meritokraci. Ne të gjithë kemi familjarë, rreth”.
Dauti akuzoi qeverinë e kaluar se sipas tij, ata kanë punsuar familjarë dhe kanë bërë nepotizëm, ndërsa sa i përket kësaj qeverie, tha se këto të fundit akuzohen nga familjarët e tyre, se nuk i punsojnë në institucionet shtetërore.
Samir Mustafa /SHENJA/

