(VIDEO) Pendarovski për Këshillin Gjyqësor: I hedh një njollë të errët vendit!

(VIDEO) Pendarovski për Këshillin Gjyqësor: I hedh një njollë të errët vendit!

Presidenti Stevo Pendarovski, sot ka komentuar zhvillimet e fundit në Këshillin Gjyqësor dhe ka vlerësuar se është problem i veçantë që ky institucion nuk ka kryetar. Kjo situatë e krijuar në gjyqësor, sipas tij, hedh një njollë të errët në të gjithë dosjen demokratike të shtetit. Sipas të parit të shtetit, reagimet e ditëve të fundit nga BE-ja dhe nga ambasada e Amerikës nuk janë të rastësishme.

Stevo Pendarovski, president

“Ajo që di dhe përbën një problem të veçantë është se kryetari i Këshillit Gjyqësor, cilido qoftë ai, është edhe kryetar i Këshillit Gjyqësor-Financiar, që do të thotë se nëse nuk ka kryetar, nuk ka as kush nënshkruan vendime që gjyqtarët të marrin paga. Kjo situatë duhet të zgjidhet sa më shpejt, jo vetëm për shkak të pagave, por sepse hedh një njollë kaq të errët në të gjithë dosjen evropiane demorkatike të Maqedonisë së Veriut”.

Ministri i Drjetësisë, Krenar Lloga tha se ene nuk e ka marrë procesverbalin nga mbledhja e Këshillit Gjyqësor, e cila u mbajt më 26 prill, në të cilën ishte shkaruar kryetarja e Këshillit, Vesna Dameva.

Krenar Lloga, ministër i Drejtësisë

“Sot në mëngjes kemi kontrolluar dhe nuk kemi përgjigje në lidhje me procesverbalin dhe rendin e ditës të cilën e kemi kërkuar nga ana e Këshillit Gjyqësor, nuk dua të hyjë në komentimin e mëtutjeshëm sepse nuk kam dokumentin e kërkuar në fjalë, por duhet thënë edhe ajo që nuk kemi as edhe një publikim të një vendimi Gazetën Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe nuk kam se çfarë komentojë më tepër”.

Shkarkimi i ish kryetares së Këshillit Gjyqësor,Vesna Dameva, erdhi pas refuzimit të votimit të një rendit të ditës, dhe sipas pretendimeve që ka fshehur letrën e ambasadores amerikanë, Angela Aggeler.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING