(VIDEO) Maqedonia e Veriut përshëndet marrëveshjen Kosovë- Serbi

(VIDEO) Maqedonia e Veriut përshëndet marrëveshjen Kosovë- Serbi

Krerët shtetërorë dhe partiak të vendit, kanë përshëndetur marrveshjen e arritur në Ohër mes Kosovës dhe Sërbisë. Ata vlerësojnë se marrëveshja do t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetit në të gjithë rajonin.

Presidenti i  Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka përshëndetur marrëveshjen me një postim në rrjetet sociale

STEVO PENDAROVSKI, PRESIDENT I RMV-SË

“Përshëndes marrëveshjen e arritur nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Kryemistri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, nën kujdesin e BE-së”

Njejtë ka vepruar edhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i cili ka përgëzuar kryeministrin kosovar Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për, siç thotë ai, guximin dhe vizionin e tyre, si dhe i ka uruar qytetarët e të dyja vendeve në rrugëtimin drejt BE-së.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINSITËR I RMV-SË

“Jam krenar të pres, në emër të qytetarëve tanë, me ekipin tim, procesin negociues ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, nën kujdesin e BE-së dhe me mbështetjen e SHBA-së. Përgëzoj presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti për guximin dhe vizionin e tyre”.

Ndërkaq, kryetari i Bashkimit Demokratik për integrim, Ali Ahmeti, ka faleminderuar Shtetet e Bashkuara të  Amerikës dhe Evropën, për zhvillimin e negociatave me synim suksesin e përbashkët. Sipas Ahmetit, marrëveshja është fitore.

ALI AHMETI, KRYETAR I BDI-SË

“Ky është lajm i madh dhe i shumëpritur që kontribuon në paqen, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit. Ky dialog tejkalon dimensionin bilateral. Ai determinon orientimin europian të rajonit dhe rrumbullakëson shtetësinë e plotë të Kosovës”.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët,  Arben Taravari, këtë marrëveshje e ka cilësuar si një marrëveshje e cila duhet të sjell paqe, por dhe kujton se duhet të përmbushet me përgjegjësi.

ARBEN TARAVARI-KRYETAR I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT

“Si shqiptar por mbi të gjitha si një qytetar i botës, jam i gëzuar që Kosova dhe Serbia arritën të merren vesh. Qoftë kjo Marrëveshje vetëm fillimi i një rruge paqeje dhe përgjegjësie, sepse pa përgjegjësi nuk ka Paqe!”

Përndryshe, takimi mes kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE, u mbajt gjatë ditës së shtunë në qytetin e Ohrit, ndërsa zyrtarët shtetërorë të Maqedonisë së Veriut deklarojnë se ndjehen krenar dhe të nderur që kanë qen nikoqir të këtij takimi.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 

MARKETING