Sekuestrohen rrjeta peshkimi me 239 peshq, mes tyre edhe trofta e Ohrit
Policia ka zbuluar dhe sekuestruar rrjeta peshkimi me gjatësi rreth 100 metra, në të cilat ishin kapur 239 peshq, me peshë të përgjithshme mbi 24 kilogramë.
Gjatë patrullimeve kontrolluese në ujërat e Liqenit të Ohrit, më 15 nëntor 2026, në afërsi të fshatit Peshtan, policia ka zbuluar rrjeta peshkimi në të cilat ishin zënë 239 peshq, përfshirë edhe troftën e Ohrit.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, rrjetat kishin një gjatësi prej rreth 100 metrash, ndërsa sasia e përgjithshme e peshkut të kapur arrinte në 24 kilogramë e 550 gramë. Në vendngjarje janë gjetur edhe pajisje të ndryshme për peshkim.
Aksioni është realizuar nga nëpunësit policorë të Stacionit Policor për Mbikëqyrje Kufitare „Liqeni i Ohrit“, pranë Qendrës Rajonale „Perëndim“.
Me udhëzime të prokurorit publik, rrjetat, peshqit dhe pajisjet e gjetura janë sekuestruar për procedurë të mëtejshme, ndërsa është njoftuar edhe inspektori kompetent i peshkimit pranë Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë.

