ASH reagon për ndalimin e Besar Sejdiut në Bllacë: MPB-ja të sqarojë bazën ligjore të këtij veprimi

ASH reagon për ndalimin e Besar Sejdiut në Bllacë: MPB-ja të sqarojë bazën ligjore të këtij veprimi

Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka reaguar lidhur me ndalimin e përfaqësuesit studentor Besar Sejdiu në pikën kufitare të Bllacës, duke kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme sqarime të menjëhershme për arsyet dhe bazën ligjore të këtij veprimi.

MARKETING

Shik.mk

Nga ASH shprehin shqetësim për raportimet se Sejdiu është vendosur në një listë për kontrolle të veçanta, pa iu dhënë ndonjë shpjegim i qartë. Sipas tyre, rasti ngre dyshime serioze për presion institucional ndaj zërit kritik studentor.

“Është e papranueshme që një përfaqësues studentor, i cili angazhohet për të drejtat e studentëve shqiptarë, të përballet me trajtime të tilla pa transparencë institucionale. Ky rast ngre dyshime serioze për presion ndaj zërit kritik studentor”, thuhet në reagimin e ASH-së.

Nga kjo parti kërkojnë që MPB-ja të bëjë të ditur se kush e ka urdhëruar kontrollin, mbi çfarë baze ligjore është ndërmarrë dhe nëse ekziston ndonjë lidhje mes këtij veprimi dhe angazhimit publik të Besar Sejdiut.

“Studentët nuk janë armiq të shtetit dhe institucionet nuk guxojnë të përdoren për t’i frikësuar ata”, theksojnë nga Aleanca për Shqiptarët.

MARKETING