CNN: Rrjeti i komunikimit të brendshëm i Agjencisë së Sigurisë së SHBA-së goditet nga një ndërprerje e madhe

CNN: Rrjeti i komunikimit të brendshëm i Agjencisë së Sigurisë së SHBA-së goditet nga një ndërprerje e madhe

Rrjeti shumë i klasifikuar që përdoret nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së (NSA) për komunikimet e brendshme ka dalë jashtë funksionit, raportoi të martën CNN, duke cituar gjashtë burime në dijeni të situatës, transmeton Anadolu.

MARKETING

Shik.mk

Rrjeti, i njohur si NSA Net, u mundëson punonjësve të agjencisë të shkëmbejnë informacione të klasifikuara brenda institucionit. Megjithatë, sipas raportimit, nuk ka asnjë të dhënë që ndërprerja të jetë shkaktuar nga një sulm kibernetik.

Ndërsa po heton shkallën e ndërprerjes, agjencia ka vendosur orare të ndryshme të paraqitjes në punë për personelin, thuhet në lajm.

MARKETING