Irani thotë se ushtria amerikane goditi “disa lokacione” në zonën e ishullit Keshm
Ushtria amerikane të martën ka goditur “disa lokacione” në zonën e ishullit Keshm të Iranit, tha një zyrtar provincial, sipas transmetuesit shtetëror iranian IRIB, transmeton Anadolu.
Ahmad Nafisi, zëvendësguvernator për çështjet politike, të sigurisë dhe sociale të provincës jugore Hormozgan, ka thënë se sulmet nuk kanë shkaktuar dëme në zonat e banuara ose tregtare, infrastrukturën kritike apo objektet publike.
“Situata në ishullin Keshm është nën kontroll”, ka thëné Nafisi, duke shtuar se ekipet e reagimit emergjent dhe agjencitë lokale janë në gatishmëri të plotë.
Para deklaratës së Nafisit, Agjencia e Lajmeve Fars raportoi se banorët kishin dëgjuar një shpërthim në veriperëndim të qytetit Keshm dhe se mbi ishull ishte parë tym.
Keshmi, ishulli më i madh i Iranit, ndodhet përgjatë hyrjes veriore të Ngushticës së Hormuzit, një rrugë kyç për transportin e naftës dhe gazit nga vendet e Gjirit drejt tregjeve ndërkombëtare.

