(VIDEO) Lloga: Reformat në sistemin e drejtësisë nuk duhet të mbeten vetëm në letër

(VIDEO) Lloga: Reformat në sistemin e drejtësisë nuk duhet të mbeten vetëm në letër

Fillimi i negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian kërkon që ne të intensifikojmë aktivitetet për të forcuar sundimin e ligjit dhe sigurinë ligjore përmes reformave në sistem dhe harmonizimit të legjislacionit.  Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, në fjalimin e tij në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare: “Aspektet bashkëkohore të doktrinës juridike dhe interpretimi-sfidat dhe perspektivat”, theksoi se reformat në sistemin gjyqësor nuk guxojnë dhe nuk mund të mbeten vetëm në letër. Ligjet e miratuara duhet të zbatohen, ndërsa reformat duhet të mundësojnë ndryshim të praktikave dhe shprehive, në veçanti të shprehive të gabuara si dhe të paragjykimeve.

KRENAR LLOGA, MINISTËR I DREJTËSISË

“Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar në përmirësimin dhe fuqizimin e kornizës ligjore dhe institucionale në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Agjenda e reformës kërkon përkushtim, njohuri, por edhe  mbështetje nga të gjithë faktorët në përpjekjen për t’u bërë pjesë e familjes së madhe evropiane. Para nesh janë ndryshimet kushtetuese. Nga ne varet nëse do të ecim në rrugën e BE-së, apo do të qëndrojmë në vend. Është koha që të gjithë së bashku të marrim një vendim shtetëror”.

Kapitulli 23 “Gjyqësia dhe të drejtat themelore” nga Klasteri “Themelet” është kyç në procesin e eurointegrimit. Lloga tha se ka vullnet politik, por edhe përkushtim për të zgjidhur mangësi të caktuara në fushën e gjyqësorit, si dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

KRENAR LLOGA, MINISTËR I DREJTËSISË

“Si Ministri e Drejtësisë, ne kemi bërë shumë në drejtim të reformave në sistemin e gjyqësorit; në proces është digjitalizimi në gjyqësor, po përgatitet një Strategji e re për Reformën e Sektorit të Gjyqësorit 2023-2027. Pas, gati tri dekadave, me siguri deri në fund të vitit do të kemi Kod Penal krejtësisht të ri, ndërsa në proces është edhe përgatitja e Kodit të parë Civil në të cilin për herë të parë në një akt do të jetë e kodifikuar çështja civilo-juridike. Këtu janë edhe Ligjet për falje, për menaxhim me pasurinë e konfiskuar”.

Pas 17 vitesh më 19 korrik të vitit 2022 nisën bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Megociatat me BE-në nuk do të vazhdojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë nga pala e Maqedonisë së Veriut. Për të ndryshuar kushtetutën nevojiten 80 vota deputetësh. VMRO  ka paralajmëruar se nuk do të votojnë për ndryshimin e Kushtetutës. /SHENJA/

 

 

MARKETING