(VIDEO) Kryqi i kuq synon 1 milion euroshin për të prekurit nga tërmetet në Turqi dhe Siri

(VIDEO) Kryqi i kuq synon 1 milion euroshin për të prekurit nga tërmetet në Turqi dhe Siri

Me rastin e 78-vjetorit nga themelimi, Kryqi i Kuq sot zhvilloi një aktivitet kushtuar humanizmit dhe solidaritetit për popullatën e prekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Qëllimi aksionit të donimit të sotëm ishte sigurimi i gjithsej 1 milion euro, duke rrumbullakuar ndihmat humanitare për Turqinë dhe Sirinë, për zonat e vuajtura të të cilave deri më tani u janë siguruar mbi 960 mijë euro, si dhe është dërguar edhe ndihma humanitare në të mira materiale në vlerë totale mbi 91.000 euro.

Sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sait Saiti tha se  puna e Kryqit të Kuq është më e rëndësishme dhe e nevojshme se kurrë, sepse bota sot i ngjan një anijeje që lundron në dete të trazuara, me shumë pabarazi dhe se arsyeja themelore që i karakterizon të gjitha këto situata është mungesa e humanizmit dhe respektit.

SAIT SAITI, SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I KRYQIT TË KUQ TË RMV-SË

“Ne në këtë ditë kujtojmë zhvillimin dhe rritjen tonë profesionale. Faleminderojmë të gjithë ata që kanë dhënë kontributet e tyre në arritjen e qëllimeve tona. Njerëzimi dhe solidariteti vazhdojnë të jenë udhërrëfyesi dhe frymëzimi ynë në përpjekjen për të bërë një ndryshim pozitiv në jetën e njerëzve”

Kryeministri Dimitar Kovaçevski vlerësoi punën e Кryçit të Kuq duke theksuar se qëllimi i tyre fisnik ka lehtësuar dhe ndihmuar shumë jetë.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Shtatëdhjetë e tetë vite humanizëm, solidaritet e sakrificë, duke lehtësuar vuajtjet njerëzore dhe duke u shtrirë te të gjithë dhe kudo. Dhe, me të njëjtën mbrojtje vetëmohuese për këto vlera të qëndrueshme, uroj që Kryqi i Kuq të vazhdojë edhe për shumë e shumë vite të tjera”.

Ambasadori i Republikës së Turqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Hasan Mehmet Sekizçok shprehu mirënjohjen për ndihmën e Republikës së Maqedonisë së Veriut për Turqinë.

HASAN MEHMET SEKIZÇOK, AMBASADORI I TURQISË NË RMV

“Të bashkuar në një zemër, institucionet publike, sektori joqeveritar, komuniteti i biznesit, institucionet arsimore, të rinj e të vjetër, të gjithë ndihmuan viktimat e rajoneve të prekura. Ne nuk mund t’i kthejmë jetët e humbura. Por do të punojmë me të gjitha forcat për të shëruar plagët e kësaj fatkeqësie natyrore”.

Kryeministri Kovaçevski u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të përfshihen në aksionin e sotëm humanitar të donatorëve për të ndihmuar zonat e prekura nga tërmetet në Turqi dhe Siri.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING