(VIDEO) Kryeministri paralajmëron ulje të çmimit të derivative të naftës
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, ka shpërndarë sot një lajm të mirë për qyetarët në përgjithsi, e për shoferët e automjeteve në veçnati, pasi kreu i qeverisë ka deklaruar se pret që javën e ardhshme të ketë ulje të çmimeve të naftës dhe benzinës. Megjithatë, ai tha se vendimin përfundimtarë të hënën do ta merr Komisioni Rregullator për Energjetikë.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR
“Pres që, bazuar në analizën e lëvizjeve të bursave gjatë javës së kaluar, javën e ardhshme të kemi ulje të çmimit të naftës dhe benzinës. Këtë e analizojmë dhe e ndjekim në Qeveri, por vendimin do ta marrë Komisioni Rregullator për Energjetikë”.
Ai bëri të ditur gjithashtu se janë duke u zhvilluar negociata me kompaninë “OKTA” për sigurimin e një zbritjeje shtesë të çmimeve të derivateve. Sipas Mickoskit, negociatat kanë të bëjnë kryesisht me çmimin e naftës dizel dhe benzinës pa plumb, ndërsa synimi është që çmimet e karburanteve në vend të jenë ndër më të ulëtat në rajon.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR
“Po negociojmë me furnizuesin më të madh të naftës dhe derivateve të naftës, para së gjithash për naftën dizel dhe karburantet pa plumb, ‘OKTA’, për një zbritje shtesë, me çka do të jemi bindshëm vendi me çmimin më të ulët të karburanteve në rajon, e ndoshta edhe me çmimin më të ulët në Evropë”.
Ndërkaq, kujtojmë se aktualisht, një litër naftë dizel në Maqedoninë e Veriut, kushton 100 denarë, benzina Eurosuper 95 – 100 denarë, ndërsa Eurosuper 98 – 102 denarë. Në bursën botërore, nafta Brent aktualisht kushton rreth 102 dollarë për fuçi.
Samir Mustafa /SHENJA/

