(VIDEO) VMRO: Prokuroria t’i verifikojë pretendimet e Filipçes për krimin 37 milionë eurosh

(VIDEO) VMRO: Prokuroria t’i verifikojë pretendimet e Filipçes për krimin 37 milionë eurosh

VMRO-DPMNE kërkon që Prokuroria Publike të kontrollojë pretendimet e deklaruara publikisht nga kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në lidhje me prokurimin e helikopterëve dhe kontratën për të cilën, sipas deklaratës së tij, një vendim është nënshkruar nga ish-ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.

MARKETING

Shik.mk

Nga VMRO thonë se Filipçe deklaroi publikisht se Petrovska “nënshkroi një kontratë për prokurimin e helikopterëve 37 milionë euro më të shtrenjtë, pasi komisioni mori një vendim tjetër”. Partia vlerëson se këto janë pretendime serioze që, sipas tyre, nuk duhet të mbeten në nivelin e llogaritjeve politike, por duhet t’i nënshtrohen verifikimit institucional.

Brane Petrushevski, deputet i VMRO-DPMNE-së

“Kini kujdes, as më pak, as më shumë Filipçe tani zbulon se ekziston dyshimi për një krim me vlerë 37 milionë euro. Filipçe duhet të përgjigjet se sa kohë ka qenë në dijeni për këtë, pse ka heshtur nëse dyshimi dhe informacioni datojnë që më parë. Prokuroria Publike duhet të veprojë dhe të hapë një çështje për këtë dyshim”.

VMRO-DPMNE i bën thirrje Filipçes që të zbulojë informacionin që ka në dispozicion dhe t’ua paraqesë atë institucioneve kompetente. Sipas VMRO-së akuzat publike për një kontratë me vlerë 37 milionë euro duhet të marrin verifikim institucional dhe një përgjigje për publikun.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING