Logos-A sjell dy botime të reja të Nexhat Ibrahimit për lexuesit fillestarë

Logos-A sjell dy botime të reja të Nexhat Ibrahimit për lexuesit fillestarë

Shtëpia Botuese Logos-A ka sjellë dy botime të reja të autorit Nexhat Ibrahimi, me fokus në njohuritë themelore mbi Islamin, besimin dhe adhurimin.

MARKETING

Shik.mk

Bëhet fjalë për librat “Islami – Një histori e shkurtër për fillestarë” dhe “Ilmihali – Udhëzues i shkurtër për fillestarë”.

Libri “Islami – Një histori e shkurtër për fillestarë”, me 64 faqe, paraqet në mënyrë të përmbledhur rrjedhën e Islamit gjatë historisë. Sipas Logos-A, vepra është konceptuar si një doracak i kapshëm, konkret dhe i lehtë për t’u kuptuar, veçanërisht për lexuesit që kërkojnë një hyrje të shkurtër në historinë e Islamit.

Ndërkaq, “Ilmihali – Udhëzues i shkurtër për fillestarë”, me 118 faqe, trajton në mënyrë të thjeshtë çështje që lidhen me besimin, mirësjelljen dhe adhurimin.

Të dy librat janë të pasuruar me fotografi dhe ilustrime, me synimin që përmbajtja të jetë edhe më e kuptueshme dhe më e afërt për lexuesit.

Të dy botimet janë në formatin B5 dhe janë pjesë e botimeve të reja të Logos-A.

Logos-A: “Frymëzimi vazhdon…”

MARKETING