Shtetasi bullgar ndalohet në Bogorodicë nën dyshimin për falsifikim dokumenti
Një shtetas bullgar është privuar nga liria në Pikën Kufitare Bogorodicë, nën dyshimin se ka falsifikuar dokument.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, rasti ka ndodhur më 2 tetor, rreth orës 09:50, kur policia ka ndaluar 58-vjeçarin me inicialet I.A.I.
Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale „Falsifikimi i dokumentit“, e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 378 të Kodit Penal.
Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa shtetasi bullgar është shoqëruar dhe dërguar në Stacionin Policor në Gjevgjeli.
Nga MPB bëjnë të ditur se pas kompletimit të dokumentacionit të nevojshëm, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

