Turqia dhe Franca nënshkruajnë udhërrëfyes për bashkëpunim në mbrojtje

Turqia dhe Franca nënshkruajnë udhërrëfyes për bashkëpunim në mbrojtje

Turqia dhe Franca kanë nënshkruar një udhërrëfyes për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, në kuadër të aktiviteteve të bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve, njoftoi të shtunën Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare, transmeton Anadolu.

MARKETING

Shik.mk

Në një deklaratë në platformën sociale turke NSosyal, ministria tha se Drejtori i Përgjithshëm për Mbrojtjen dhe Sigurinë, gjenerallejtënant Ilkay Altindag, zhvilloi takime me delegaten pranë Ministrit të Forcave të Armatosura të Francës, Alice Rufo, shefin e Shtabit Ushtarak të presidentit francez, gjeneralin Vincent Giraud, si dhe Drejtorin e Përgjithshëm për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Strategjinë, Guillaume Ollagnier.

Gjatë takimeve u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe në fushën e mbrojtjes dhe ushtrisë, dialogu strategjik dhe mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekzistues, ndërsa u ritheksua rëndësia e ruajtjes së kontakteve të rregullta dhe të orientuara drejt rezultateve.

Në këtë kuadër, të dyja vendet nënshkruan udhërrëfyesin për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në mbrojtje mes Turqisë dhe Francës dhe forcimit të dialogut strategjik, tha ministria.

“Nënshkrimi dëshmon se mesazhet pozitive të përcjella së fundmi nga liderët e dy vendeve janë shndërruar në një hap kuptimplotë dhe konkret të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes”, thuhet në deklaratë.

“Udhërrëfyesi synon të forcojë dialogun strategjik përmes kontakteve të rregullta dhe të orientuara drejt rezultateve, si dhe të avancojë më tej bashkëpunimin bazuar në përfitimin reciprok të dy vendeve”, shtoi ajo.

MARKETING