(VIDEO) Grupi i Zjarrit në Studeniçan, Mexhiti kërkon që sa më shumë njerëz t’i bashkëngjiten kauzës

(VIDEO) Grupi i Zjarrit në Studeniçan, Mexhiti kërkon që sa më shumë njerëz t’i bashkëngjiten kauzës

Grupi i zjarrit, i kryesuar nga nënkryetari I BDI-së,  Izet Mexhiti, sekretari organizativ Blerim Bexheti, kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu mbrëmë u takuan me banorët e Studeniçanit.  Ish deputeti i zonës Dr. Rexhep Memedi dhe bashkëmendimtarë të tij nga e shtuna në mbrëmje iu bashkuan grupit të zjarrit, ose siç thonë ata  kauzës së ndryshimeve, kauzës së drejtë e të sinqertë, që ditë e më tepër po merr përkrahje gjithnjë më të fuqishme.

Nënkryetari i BDI-së dhe deputet, Izet Mexhiti tha se në Studeniçan po bashkohet POPULLI!

 “Edhe kur kemi qenë kundërshtarë politik, e kemi ruajtur shoqërinë, respektin, njerzillëkun. Edhe kur kemi qenë oponentë, kurrë nuk e kemi harruar qytetarin e Karshiakës dhe ata që nuk na kanë përkrahur”, tha Mexhiti.

Ai bëri thirrje që sa më shumë njerëz t’i bashkangjiten kauzës, për të qenë, siç tha ai, më të fortë, dhe më  të pathyeshëm!

Ka disa muaj që dy fraksione të BDI-së mbajnë takime të veçanta me qytetarët. Në njërën anë është Ali Ahmeti me ministrat, ndërsa në anën tjetër grupi I zjarrit I përbërë nga pjesëtarë që rreth 20 vjet që janë në BDI, por që kohëve të fundit janë të pakënaqur nga puna e zëvendës kryeministrit Artan Grubi dhe ministrit të jashtëm Bujar Osmani. Ata I kanë kërkuar Ali Ahmetin që ta largojë Grubin nga funksioni.

/SHENJA/

 

 

MARKETING