(VIDEO) Delegacioni ekonomik gjerman vizitë pune në Alkaloid

(VIDEO) Delegacioni ekonomik gjerman vizitë pune në Alkaloid

Një delegacion ekonomik gjerman, i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë së Republikës Federale të Gjermanisë dhe kompanive gjermane, nënkryetari i grupit “BASF” dhe përfaqësues të lartë të Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë, realizoi një vizitë pune në  kompaninë “Alkaloid”. Përfaqësuesit e delegacionit ekonomik gjerman ndoqën një prezantim që përfshinte rezultatet e arritura të “Alkaloid”-it, plasmanet, portofolin e prodhimit dhe operacionet e saj.

 ALKALOID

“Në takim u prezantua edhe numri i madh i investimeve që kompania ka realizuar në vazhdimësi ndër vite, aktivitetet eksportuese dhe politika e përgjegjësisë sociale, të cilat janë pjesë e vazhdimësisë nëntë dekadëshe të historisë së suksesit të ‘Alkaloid’-it. Në kuadër të takimit të punës, theks i veçantë u vu në bashkëpunimin e sukseshëm shumëvjeçar të ‘Alkaloid’ me kompanitë gjermane”.

Gjermania është e një rëndësie të veçantë strategjike dhe një treg ku “Alkaloid” në vitin 2022 ka arritur plasman prej 3,014,328 euro, duke shënuar një rritje prej 6,6% krahasuar me vitin 2021.  Vëmendje e  veçantë iu kushtua bashkëpunimit strategjik tre dekadash të “Alkaloid” me kompaninë “BASF”, një kompani shumëkombëshe evropiane kimike dhe prodhuesi më i madh i kimikateve në botë, e cila konsiderohet si një nga partnerët më të besueshëm të “Alkaloid” . Gjatë vizitës në ambientet e prodhimit të segmentit farmaceutik dhe Institutit të Kërkimit dhe Zhvillimit, të ftuarit u shprehën të kënaqur me nivelin e lartë të gatishmërisë dhe ekspertizës së kapitalit njerëzor që menaxhon proceset, si dhe me nivelin e lartë të pajisjeve teknologjike të objektet. /SHENJA/

 

MARKETING