(VIDEO) 1 Maji, Sindikatat protestojnë në Shkup për të drejtat e punëtorëve

(VIDEO) 1 Maji, Sindikatat protestojnë në Shkup për të drejtat e punëtorëve

1 Maji, për disa festë e për disa protestë. Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë së Veriut, gjatë ditës së sotme kanë mbajtur një protestë, të përkrahur nga shumë qytetarë, punëtorë dhe pensionistë.

Në këtë protestë, e cila filloi nga Parlamenti dhe më pas vazhduan deri tek Qeveria, protestuesit dërguan një sërë porosi  për zyrtarët shtetëror.  Sipas  tyre, për vete ata i kanë  rritur pagat  për 78%, ndërsa puntorët i  bindin se ju mjaftojnë 2000 denarë, madje ata i kërcënojnë të njejtit se  do përballen me popullin.

E përderisa Darko Dimovski nga Lidhja e Sindikatës, ju drejtua protestuesve, ata brohorisnin, me fjalët nga më ndryshmet, sikurse, hajdut, mashtrues,etj.

DARKO DIMOVSKI, LIDHJA E SINDIKATAVE

“Sot do t’ju drejtohemi atyre që rritën rrogat për 78% ndërsa neve na bindnin se 2000 denarë mjaftojnë. E pra, nuk mundet kështu. Duhet të kemi edhe ne rritje prej 78% sikurse ata. Do të përballen me popullin për shkak se nuk po kujdesen për punëtorët”

Një tjetër anëtar i sindikatës tha se 2000 denar rritje pagash në muaj dhe 2000 denarë rritje pagash për zyrtarët në ditë nuk është e njëjtë. Sipas tij, nuk është e njëjtë paga të jetë 2500 euro dhe paga minimale të jetë 20.000 denarë

ANTAR I SINDIKATËS

“Si punëtorë patjetër duhet të jemi të bashkuar, si punëtorë patjetër duhet të jemi unik, besoni se frigohen nga ne, besoni se çdo ditë duhet të dalin në protesta, që të fitojmë atë çfarë na takon. Pa protesta, pa bashkim, do të luajnë ashtu siç duan”.

Kjo protestë u përkrahë edhe nga disa penisonerë. Ata deklarojnë se në mungesë të të  drejtave të puntorëve,  gjithmonë do të jenë gati për të protestuar.

PROTESTUES

“Asnjëherë nuk do të mundemi të dalin deri në fund, ku 80 për qind e popullit nuk kanë ardhura për ekzistencë, për ata edhe disa nuk munden të marrin pjesë në këtë proteste, pasi nuk kanë para as autobusin ta paguajnë”.

Për dallim nga këto protestues, gjatë ditës së sotme kishte edhe shumë qytetarë të cilët kanë dalur në piknik për të festuar.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING