UEFA zgjedh formacionin më të mirë të sezonit në Ligën e Kampionëve – ka befasi

UEFA zgjedh formacionin më të mirë të sezonit në Ligën e Kampionëve – ka befasi

Të shtunën e 1 qershorit u zhvillua finalja e Ligës së Kampionëve për sezonin 2023/2024 mes Borussia Dortmundit dhe Real Madridit.

Real Madridi arriti që ta fitojë këtë trofe për herë të 15-të në historinë e klubit pasi mposhtën gjermanët me rezultat 2-0 falë golave nga Dani Carvajal dhe Vinicius Junior.

Lojtari më i mirë i Ligës së Kampionëve u shpall Vinicius Junior, pasi shënoi tetë gola dhe dhuroi shtatë asistime gjatë kësaj gare.

Jude Bellingham në anën tjetër u shpall lojtari i ri më i mirë, pasi anglezi regjistroi tetë gola të shënuar dhe tetë asistime.

UEFA tashmë ka bërë të ditur edhe formacionin më të mirë të sezonit në Ligën e Kampionëve, aty ku dominojnë Dortmundi dhe Real Madridi me nga katër lojtarë.

PortierGregor Kobel

MbrojtësDani Carvajal, Antonio Rudiger, Mats Hummels, Ian Maatsen

MesfushorëVitinha, Marcel Sabitzer, Jude Bellingham

SulmuesPhil Foden, Harry Kane, Vinicius Junior.

Si rikujtim, për triumfin në finalen e Ligës së Kampionëve, Real Madridi fitoi plotë 20 milionë euro nga UEFA. Në total, Florentino Perez dhe ekipi i tij ka fituar mbi 85 milionë euro gjatë kësaj gare.

Për më shumë, katër lojtarë të Real Madridit, Toni Kroos, Luka Modric, Nacho Fernandez dhe Dani Carvajal, e fituan për herë të gjashtë këtë trofe.

MARKETING